Mirsevini-Welcome-Hoşgeldin-Добродошао

Studim Rasti: WALKERS FANTASY

Në vitin 1994, me 87 dyqane me pakicë në të gjithë vendin dhe me një qarkullim prej 38 Bilion $ , Walkers me bizhuteritë e tij pretendonte të zinte 75 të tregut të bizhuterive.
Ajo U ndesh me konkurrencën e ashpër dhe të fortë të disa tregtarëve të bizhuterive të shumëllojshme të tillë si Zinxhiri H. Samuel dhe me një numër të madh dyqanesh të pavarura.


Zinxhiri Walkers ishte ndërtuar përmes një serie blerjesh të dyqaneve të tjera të cilat ende tregtojnë nën identitete të ndara.

Në muajt e fundit shitja e bizhuterive prej floriri të Walkers ka rënë dhe tani shitjet e saj janë 24 %, kundrejt një mesatareje prej 33 % të pesë viteve të kaluara.


Vetëm diamantet dhe orët e kanë ruajtur pjesën e tyre të tregut, respektivisht 29% dhe 24%.


Shitjet në nivel kombëtar kanë pësuar një rënie në vitin e fundit me 4,5% dhe kthimi i kapitalit të punësuar ( përdorur) është ulur me 20% kundrejt 13,75% që kaqënë ai mesatarisht pesë vitet e fundit.

Vetëm 9 muaj më parë,Walkers kishte prezantuar dhe hedhur në treg një bizhuteri me marzh të lartë që pëlqehet nga publiku i cili është i ndjeshëm ndaj markës.


Kjo përbëhet nga një kordinim prej floriri i quajtur “Fantasy” i cili sot përfaqëson 188 pjesë të shpërndara në në të gjithë vendin.

Me përjashtim të firmave të mëdha me shumëllojshmëri shitjesh, reklama në media, tani për tani, është e panjohur për bizhuteritë, veçanërisht për ato prej floriri për të cilat normalisht është përdorur reklamimi në shtyp.

Manaxheri i ri i marketingut i sapoemëruar ka për detyrë të ndërpresë rënien në shitjet e floririt dhe të projektojë një nivel të ri për Fantasy me qëllim që të ruajë rentabilitetin e mëparshëm.


Kerkohet

Në detyrën tuaj si manaxher i marketingut i sapoemëruar, juve ju kërkohet të jepni një vlerësim paraprak të pozicionit të Walkers duke iu përgjigjur pyetjes së mëposhtme:

IDENTIFIKONI DHE LISTONI FUQITË DHE DOBËSITË, OPORTUNITETET DHE KËRCËNIMET ME TË CILAT BALLAFAQOHET WALKERS.

Analiza SWOT


Si një manaxher marketingu unë kam drejtuar një investigim të brendshëm për të përcaktuarFuqitë dhe Dobësitë kryesore të Walkers.


Për më tepër, kjo ndiqet më tej nga një analizë e Oportuniteteve dhe Kërcënimeve me të cilat përballet kompania

FUQITE vazhdon…..


Ndoshta fuqia jonë më e madhe është që pavarësisht nga vështirësitë e kohëve të fundit, ne jemi ende të mirëformuar në tregun e bizhuterive të rrugës në kuptimin që emri ynë është i njohur në publik.

Ne kemi një rrjet shpërndarje në të gjithë vendin me tregje shitje në çdo zonë dhe qytet të Britanisë së Madhe.

fuqite

3. Divizioni i orëve dhe bizhuterive me diamand ka pasur një qarkullim përkatësisht 29% dhe 24 % në mbi 5 vitet e fundit dhe që të dyja janë kategoritë më të fuqishme të produktit.


4. Testi marketing dhe shitjet tregojnë një reagim të favorshëm për këtë lloj të ri produkti si më i kërkuari ndër bizhuteritë, si një lloj që përbëhet nga një numër i madh pjesësh për të përshtatur çdo buxhet dhe shijet konsumatore.


Fuqite

5. Futja e llojit “Fantasy” në portofolin e biznesit tonë 9 muaj më parë.

Ky lloj i ri është i markuar, e cila do të ndihmojë të promovojë identitetin e korporatës sonë.

Ai është, gjithashtu, një produkt me marzhina të larta i cili do të ndihmojë për të zgjidhur disa nga vështirësitë financiare me të cilat po përballemi aktualisht.

Fuqite

6. Megjithëse shitjet kanë rënë 4,5 % në vitin e fundit ne ende kemi një qarkullim shitje të lartë dhe zotërojmë një pjesë të arësyeshme të tregut të bizhuterive.

(Ky vlerësim është bazuar në supozimin që vëllimi i shitjeve dhe pjesa e tregut në vitin e fundit, të cilat nuk janë dhënë në rastin e studimit, janë pothuajse ekuivalente në termat e rregulluara me inflacionin për treguesit e 1994, në 39 milion £ dhe 3%. E kam bërë këtë supozim sepse, asnjë nuk dëshmon për të kundërtën.)

Dobësitë


Walkers është rritur përmes blerjes (përvetësimit) të një numri tregtarësh me pakicë që ende tregtojnë nënë emrat origjinale të tyre. Unë besoj fuqimisht që kjo është një gabim dhe që të gjitha tregjet tona të shitjes duhet të shesin nën emrin Walkers për të rritur ndërgjegjësimin konsumator të kompanisë dhe gjenerojnë një imazh më të fortë, më të unifikuar për publikun.

Dobesite

2. Shitjet e bizhuterive të floririt kanë qënë në rënie në krahasim me produktet e tjera tonat dhe tani ato zënë vetëm 24 % të vëllimit të shitjeve kundrejt 33 % që zinin vitin e kaluar.

3. Performanca jonë financiare është keqësuar në 12 muajt e kaluar. Në vititn e fundit fiskal shitjet kanë rënë 4,5 % dhe janë ulur 20 % në një mesatare vjetore prej 13,7 %

Kërcënimet


1. Vendi është ende në reçension dhe për fat të keq tregu i mallrave të luksit brenda të cilit ndodhet dhe kategoria e bizhuterive, është goditur ndjeshëm.. Në kohën kur shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre dhe bizneset e tyre janë shpallur të falimentuara, blerjet e bizhuterive nuk kanë qënë prioritet për shumicën e njerëzve.

2. Ne përballemi me një presion konkurrues nga tregtarët e tjerë me pakicë të bizhuterive, të tillë si Ratners, Samuel dhe Jewellers Guild dhe disa tregtarëve të tjerë të pavarur.

Kercenimet

3. Vitet e fundit është shënuar një porpocion në rritje i të ardhurave të disponueshme që janë shpenzuar në mallra jo të tregtisë si aktivitetet e pushimit dhe të kalimit të kohës së lirë.


4. Gjithashtu, ne po përballemi me një rivalitet të madh nga industri dhe organizata që prodhojnë produkte zëvendësuese të tilla si veshje cilësore, video, stereo etj.

Vazhdojne Oportunitetet

1. Pavarësisht nga mjedisi në dukje i shkretuar, në të cilin ne aktualisht kemi gjetur vetveten, ne këmi identifikuar një numër oportunitetesh të dobishme apo të vlefshme për ne.

2. Ne kemi parë abandonimin e të gjitha barrierave të tregtisë në Komunitetin Europian. Kjo na ka dhënë neve një shans për të tregtuar produktet tona në tregun më të madhtë botës; një mundësi kjo të cilën duhet ta shfrytëzojmë plotësisht.

Vazhdojne oportunitetet

3. 40 % e popullsisë së Britanisë së Madhe është e moshës 30-40 vjeçare. Ky është një treg i pasur dhe unë kam propozuar që të bëhet një investigim i plotë në lidhje me nevojat dhe kërkesat e kësaj grupmoshe.


4. Lëvizjet në ekonomi janë ciklike, kështu që reçensioni i kalur do të ndiqet nga një bum i cili nënkupton më shumë shpenzime në tregun e bizhuterive.

Vazhdojne oportunitetet


5. Tradicionalisht reklamimi në media nuk është përdorur nga tregtarët me pakicë të bizhuterive të floririt. Kjo formë e komunikimit me media mund të përbëjë një mjet marketingu potent për Walkers.


6. Propozimet taktike afat-shkurtër për të ndërtuar shitjet e llojit të ri të produktit “Fantasy” të bizhuterive të florinjta të kordinuara me një buxhet promocional të kufizuar me 6% të shitjeve të parashikuara.